Top Channel/ Hakerat bëjnë kërdinë në Brazil, ndërhyjnë në drejtësi, liron nga burgu kriminelët
25/12/2025 21:29

Një grup hakerash ka përdorur kredenciale të lidhura me prokurorë për të hyrë në mënyrë të paligjshme në sistemet e drejtësisë në Brazil, duke mundësuar lirimin mashtrues të disa të burgosurve në Belo Horizonte. Sipas autoriteteve, incidenti ndodhi pas një sulmi kibernetik në bazat e të dhënave gjyqësore, ku u futën urdhra lirimi të rremë në regjistrat e Këshillit Kombëtar të Drejtësisë (CNJ). Si pasojë, katër burra u liruan nga Burgu, “përmes derës së përparme”, vetëm disa ditë pasi ishin arrestuar. Të liruarit ishin pjesë e një grupi prej nëntë personash të arrestuar më 10 dhjetor, të dyshuar si anëtarë të një rrjeti hakerash dhe mashtruesish të specializuar në manipulimin e dokumenteve gjyqësore. Ata ishin ndaluar për të njëjtin lloj aktivitetesh kriminale. Autoritetet konfirmojnë se vetëm një nga katër të burgosurit e liruar është rikapur, ndërsa tre të tjerët vazhdojnë të jenë në arrati. Ndërkohë, hetimet për identifikimin e autorëve të sulmit dhe bashkëpunëtorëve të mundshëm janë në vijim. Këshilli Kombëtar i Drejtësisë ka përjashtuar ekzistencën e problemeve strukturore në sistemet e tij, duke theksuar se sulmi u realizua përmes përdorimit mashtrues të kredencialeve autentike dhe jo për shkak të dobësive teknike të platformës.

Top News- FA drejt misionit në Gaza/ Nënshkruhet marrëveshja me Bordin e Paqes
23/10 23:00
Top Channel/ Nafta ruse pas 4 vitesh në SHBA, niset cisterna e parë
23/10 22:57
Top News- Trump kërkon naftën e Iranit/ Presidenti lë të hapur mundësinë e një sulmi ushtarak
23/10 22:30
Top News- Ceremonia funerale kthehet në tragjedi, sulm me armë brenda në kishë
23/10 22:10
Top News – Melania Trump sjell ‘paqen’. Ndërmjetësoi armëpushimin e pjesshëm Rusi-Ukrainë
23/10 22:00
Top News- Britania përgatitet për luftë, nis sigurimi i rezervave ushqimore për 3 ditë
23/10 21:47
Top News- Përgjaket Parisi, sulm me armë, viktima e të plagosur/ Dyshohet sulm terrorist
23/10 21:43
Top News- Vala e re e protestave/ Franca ‘ngre në këmbë’ policinë e sigurinë
23/10 21:30
Top News – Nëna me fëmijën e vdekur në krahë. Fotoja në Jemen prek gjithë botën, simbol qëndrese
23/10 21:00
Top News – Shifër tronditëse, 50 mijë të vdekur / Verë vdekjeprurëse në Evropë, lëshohet alarmi
23/10 15:34
Top News – Cisterna ruse niset drejt Nju Jorkut/ Putin ‘në ndihmë’ të Trumpit me 300 mijë fuçi naftë
23/10 15:32
Top News – Kam të drejtë për mandatin e tretë! Trumpin nuk e ndal kushtetuta: Zgjedhjet m’i vodhën
23/10 15:31
Top News – Anija lëshon ‘sinjal rreziku’, u godit me dron / Rumania në alarm, sulm në Detin e Zi
23/10 15:21
Top News – Italia në ‘shtetrrethim’ këtë fundjavë / Priten trazira, ‘blindohet’ Milano
23/10 15:02
Top News – Typhoonët britanikë krah Rafaleve franceze/ Stërvitje bërthamore, bashkë për herë të parë
23/10 15:01
Top Channel/ BE-Ballkani Perëndimor mblidhen në nëntor: Integrim gradual në tregun tonë!
23/10 14:59
Top Channel/ Plagosen tetë izraelitë, Netanyahu urdhëron mbylljen e të gjithë Bregut Perëndimor!
23/10 14:40
Top News – Dallgët rrëmbejnë njerëzit…Stuhi e frikshme, anulohen fluturimet, mbyllen shkollat
23/10 14:17
Top News – Ukraina: Starlink mbetet i kufizuar / Ndonëse Trump pretendon se kufizimet janë hequr
23/10 14:04
Top News – Urdhëron ‘mbylljen’ e Bregut Perëndimor / Netanyahu nis ushtrinë, ‘sulm terrorist’
23/10 13:33