Sulmi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi impiantet bërthamore të Iranit, tashmë duket se do të nisë të sjellë pasojat e para për botën e gjërë. Sipas MEdieve iraniane, Tehereani votoi të dielën të mbyllë Ngushticën e Hormuzit, pas sulmit amerikan. Sipas televizionit iranian, Gjeneral Major Kowsari, anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare të parlamentit iranian, deklaroi se “vendimi përfundimtar” i takon Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare.