Top News – India miraton Sputnik V/ Në mesin e një rritjeje të frikshme infektimesh
13/04/2021 12:35

India miratoi përdorimin emergjent të vaksinës ruse Sputink V kundër koronavirusit. Kompania farmaceutike Dr Reddy's Laboratories tha të martën se ka marrë leje nga Kontrolluesi i Përgjithshëm i Barnave në Indi për të importuar vaksinën. India, deri më tani, ka administruar mbi 100 milionë doza të dy vaksinave të prodhuara në këtë vend: Covaxin dhe Covishield. Covishield është version i vaksinës së kompanisë anglo-suedeze, AstraZeneca. Fondi Rus i Investimeve Direkte, i cili është përgjegjës për marketingun e vaksinës jashtë Rusisë, e konfirmoi marrëveshjen me Indinë. “India është vendi më i populluar që regjistron vaksinën ruse”, tha Fondi rus. India është duke u përballur me një numër rekord të infeksioneve të reja me koronavirus dhe të viktimave. Në 24 orët e fundit, ky vend regjistroi mbi 168,000 raste të reja dhe 904 viktima. Që nga fillimi i pandemisë, pranverën e vitit të kaluar, autoritetet në Indi kanë konfirmuar mbi 13.5 milionë raste me koronavirus dhe mbi 170,000 viktima, ndonëse shifrat besohet të jenë shumë më të larta. Rusia ka zhvilluar tri vaksina kundër koronavirusit: Sputnik V, EpiVacCorona dhe CoviVac. Ajo ka miratuar Sputnik V-në në muajin gusht, duke u bërë vendi i parë në botë me vaksinë kundër koronavirusit. Kjo ka bërë që shkencëtarët në të gjithë botën të vënë në dyshim sigurinë dhe efikasitetin e saj, pasi ajo është regjistruar përpara se studimet e fazës së tretë të testimit të bëheshin të disponueshme. Por, në fillim të shkurtit, rezultatet e testimeve të publikuara në revistën globale mjekësore Lancet, kanë treguar se Sputnik V - vaksinë që jepet në dy doza - është 91.6 për qind efektive kundër koronavirusit. Edhe dy vaksinat tjera ruse, EpiVacCorona dhe CoviVac, kanë marrë miratimin e rregullatorëve shëndetësorë përpara se të përfundonin testimet e fazës së fundit.

Top Channel/ Gonzato i përgjigjet Berishës: më bezdisi deklarata e tij
12/11 23:26
Top Channel/ Lulëzon biznesi i dronëve, Kërkesë e jashtëzakonshme në Europë
12/11 23:22
Top News- Musk “godet” komisioneren Von der Leyen, nis fron të ri lufte me Brukselin
12/11 23:00
Top News- “Gjueti njerëzish” në Sarajevë, italianët e pasur paguan për të vrarë civilët për qejf
12/11 22:46
Top Channel/ 19 rebelë të vrarë në Kolumbi pas sulmeve ajrore kundër disidentëve të FARC në Amazonë
12/11 20:36
Top Channel/ Rrëzimi i avionit ushtarak me 20 pasagjerë, Turqia: Nuk ka asnjë të mbijetuar
12/11 20:07
Top News – ‘Europa, luftë me Rusinë’. Vuçiç: Serbia është në mes, por duhet të përgatitemi
12/11 17:24
Top News – Macja vendoset ‘në arrest shtëpie’/Gjykata franceze: ‘Hynte pa leje’ në oborrin e fqinjit
12/11 17:22
Top News – Skandali në Rumani: Ukraina bleu armë ruse, e përfshirë dhe Shqipëria
12/11 17:04
Top Channel/ Skandali në Itali: Turistët paguan për të qëlluar me snajper në rrethimin e Sarajevës
12/11 15:48
Top News – Trump në mbrojtje të Netanyahut / I kërkon presidentit izraelit të falë kryeministrin
12/11 15:19
Top News – Edhe Japonia do bëhet bërthamore…Kryeministrja e re sinjalizon ndryshimin e mundshëm
12/11 15:17
Top News – Skandale korrupsioni në mes të luftës / Zelenski në sprovë, ‘përdor gjyqësorin për…’
12/11 14:59
Top News – Të huajt mbipeshë nuk hyjnë në SHBA / Trump, masa të reja për vizat e emigracionit
12/11 14:43
Top News – Urdhëron ‘mobilizim masiv’ të ushtrisë / Maduro përgatit Venezuelën për luftë me SHBA-në
12/11 14:43
Top Channel/ Emigrantët kinezët “mësyjnë” Ballkanin: Rruga e preferuar për në BE!
12/11 14:23
Top Channel/ Balona nga Bjellorusia, alarm mes fqinjëve e në Perëndim:“Kontrabandë apo sulm hibrid?”
12/11 14:19
Top News – ‘Turizëm snajperësh’ në luftën e Bosnjes / Prokurorët e Milanos po hetojnë dyshimet
12/11 13:13
Top Channel/ Vuçiç: “Po vjen lufta, Serbia do të krijojë kupolë të mbrojtjes ajrore”!
12/11 12:09
Top News – Mjegulla ndihmon forcat ruse / Beteja finale për Pokrovskun, Moska në ofensivë
12/11 11:50
BILETA Portokalli - Bileta