Top News – I shpëtoi atentatit në sy të fëmijëve/ Arrestohet për armëmbajtje pa leje Edison Begaj
14/06/2021 23:56

Edison Begaj, i cili i shpëtoi atentatit me katër plumba para disa javësh, ka rënë në prangat e policisë gjatë mbrëmjes së të hënës. Forcat Renea dhe policia e Vlorës zbarkuan në Lungomare pasi ishin në kërkim të personave të shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje. Gjatë operacionit, u arrestua Edison Begaj, i cili po lëvizte me armë zjarri pa leje. Ndërkohë, u shoqëruan për në komisariat edhe 10 persona të tjerë. Mbrëmjen e 29 majit, Begaj i shpëtoi atentatit me 4 plumba në sy të dy fëmijëve nga një person i veshur si polic. Në pamjet e siguruara nga Top Channel duket Edisoni që ka qenë duke hapur portën e banesës së tij dhe në makinë ndodheshin edhe dy fëmijët. Ai ka dalë nga makina dhe kur është kthyer, një person ende i paidentifikuar i maskuar dhe I veshur si polic ka ardhur nga rruga kryesore duke iu drejtuar makinës. Në një distancë shumë të afërt, ai e qëlloi me armë fillimisht në bark, Begaj filloi të sprapset dhe disa nga plumbat e kapën në pjesën e këmbëve. Ai u shtri përtokë, ndërsa fëmijët u frikësuan nga të shtënat. Më pas, Begaj u dërgua me urgjencë në spital për të marrë trajtim mjekësor. Edison Begaj rezulton se ka qenë subjket i OFL në maj të 2020-ës që kërkonte burimin e pasurisë së tij, pasi Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë e kishte dënuar me 7 vite e 6 muaj burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e municioneve luftarake”. Në shkurt të 2008-ës, policia e Vlorës vuri në pranga shtatë persona, mes tyre edhe Begajn, duke i dhënë fund veprimtarisë 10-vjeçare kriminale të një bande e cila trafikonte drejt Italisë drogë dhe armë. Gjatë operaciobnit në atë kohë u sekuestruan 284 kilogramë hashash të ndara në tetë pako të mëdha, në një furgon fshatin Ndërmenas të Fierit, ku u gjetën dhe disa armë zjarri.

Top Channel/ BSH: Kujdes pensionet dhe borxhn, opozita ngre shqetësimin për varësinë nga ndërtimi
02/11 15:12
Top News – Shqiptarët nuk shpenzojnë. Frikë nga blerjet e mëdha, bie besimi te ndërtimi
02/11 13:51
Top Channel/Debate/ Bozdo: Asnjë masë për të frenuar emigracionin. Ekonomi: Banka nuk ka lidhje me…
02/11 13:29
Top News – “Aty brenda qelbej vendi nga droga”, Berisha: SPAK amnistoi krimin monstruoz elektoral
02/11 13:08
Top Channel/ Dita e 21/ Studentët e Politeknikut marshojnë drejt Mjekësisë, thirrje për bojkot dhe..
02/11 13:07
Top Channel/ Grabitje me armë në Tiranë, autori i maskuar merr paratë në bankën te Komuna e Parisit
02/11 12:44
Top Channel/ Studentët në protestë, marshojnë nëpër fakultete dhe bëjnë thirrje për manifestim
02/11 12:42
Top Channel/ Lezha me pedonale të re, investimi me vlerë 62 milionë lekë përfundon në verë
02/11 12:32
Top Channel/ Artizania në Gjirokastër: Shqiptarët e Kosovës duan më shumë veshjet tradicionale
02/11 12:31
Top Channel/ Vdekja tragjike në Shkodër, 67-vjeçarja po kthehej nga pazari kur u përplas nga makina
02/11 12:26
Top Channel/ Transferimi i Veliajt në Fier, Komiteti i Helsinkit ngre dyshime për procedurën
02/11 12:24
Top Channel/ ‘Trashë i bie’/ Manja: Duhet të barazoheshin taksat me makinat elektrike, rrugën…
02/11 12:00
Top Channel/ ‘SPAK ka amnistuar krimin elektoral’, Berisha: Aty brenda qelbej era drogë se di…
02/11 11:58
Top News – Transferimi në burgun e Fierit. Helsinki: Veliaj duhet të njihet me arsyet e vendimit
02/11 11:51
Top News – I maskuar dhe i armatosur/ Grabitet banka në Tiranë, autori arratiset me monopatinë
02/11 11:49
Top News – Begaj dekreton Territorialen. U miratua me 85 vota në kuvend, hyn në fuqi
02/11 11:47
Top Channel/ Studentët e Politeknikut thirrje te Ekonomiku për bojkot: Bashkohuni me ne
02/11 11:38
Top Channel/ Grabitet një bankë e nivelit të dytë në Tiranë, autori i armatosur dhe i maskuar
02/11 11:10
Top Channel/ E reja humb kontrollin, merr para këmbësoren, pamje nga përplasja fatale e 67-vjeçares
02/11 11:03
Top Channel/ Masa ‘detyrim paraqitje’, Berisha paraqitet në Spak
02/11 10:50