Top News – Hungaria e Portugalia/ Të fundit në izolim të pjesshëm
09/11/2020 21:40

Qeveria hungareze ka njoftuar për masa më të rrepta kundër pandemisë pasi autoritetet raportuan shtrime rekorde në spitale dhe vdekje të shkaktuara nga COVID-19. Në një video të postuar në Facebook më 9 nëntor, kryeministri, Viktor Orban tha se do të vendoset orë policore prej orës 8 të mbrëmjes deri në 5 të mëngjesit dhe se kjo masë do të zbatohet ndaj të gjithëve, përveç atyre që shkojnë në punë. Bizneset do të duhet të mbyllen në orën 7 të pasdites, ndërsa restorantet do të kufizohen vetëm në shërbimin e dërgimit dhe shpërndarjes nëpër shtëpi të produkteve, ngjarjet sportive do të mbahen pa tifozë, dhe tubimet familjare dhe ngjarjet e tjera private do të kufizohen në 10 persona. Kopshtet parashkollore, kopshtet dhe shkollat për fëmijë deri në 14 vjeç do të mbeten të hapura, por universitetet dhe shkollat e mesme do të kalojnë në mësimin në distancë. Vendimi do të fillojë të zbatohet nga mesnata e 10 gushtit. Kufizimet e reja do të qëndrojnë në fuqi për të paktën 30 ditë. Autoritetet shëndetësore raportuan për 5,162 raste të reja dhe 55 viktima të hënën. "Nëse numri i të infektuarve me koronavirus rritet me ritmin aktual... spitalet hungareze nuk do të jenë në gjendje të përballojnë barrën", tha Orban. Vec hungarisë, edhe Portugalia ka vendosur ndalimin e qarkullimit gjatë natës. Ajo ka nisur gjendjen e emergjencës që do të zgjasë të paktën dy javë. Ndalimi i qarkullimit prej 70 për qind të popullatës dhe do të aplikohet edhe në lisbonë dhe porto. Në ditë javë ndalimi i qarkullimit nis në 23.00 dhe mbaron në orën 5.00 por në fundjava, nis në 13.00 deri në orën 5.00. Pamjet: AFP

Top News – Mbrojtje si e NATO-s për Ukrainën / ‘Putin është i hapur për këtë ide’, konfirmon Witkoff
18/08 13:06
Top News – Izraelitët kundër luftës në Gaza / Dhjetëra e mijëra njerëz në shesh, tubimi më i madh
18/08 13:00
Top News – Pa burra, pa stres…Komunitetet vetëm për gra po lulëzojnë në Kinë
18/08 12:51
Top News – Liderët e Evropës ‘truproja’ të Zelenskit / E shoqërojnë në SHBA për takimin me Trump
18/08 12:51
Top News – ‘Edhe dy milionë viktima të tjera…’ / Rusia do ndëshkohet, Zelenski paralajmëron
18/08 12:49
Top News -‘Faleni’ Krimenë dhe harrojeni NATO-n! Zelenski sfidon Trump, tension në Shtëpinë e Bardhë
18/08 12:42
Top Channel/ Anglia “merr” fëmijët e Gazës: Evaukohen të miturit në gjendje kritike!
18/08 12:11
Top Channel/“S`na hidhni hi syve”, Amnesty International akuzon Izraelin: Uria në Gaza, e qëllimshme
18/08 11:32
Top Channel/ Zelensky në Washington, Trump: Ukraina ta “harrojë” Krimenë dhe hyrjen në NATO!
18/08 11:17
Top Channel/Përballja Trump-Zelensky, më e rëndësishme me takimi me Putin? BBC:Përcakton të ardhmen!
18/08 11:11
Top Channel/ Gjermania “përgatitet për luftë”? Bundeswehri “kërkon” 60.000 ushtarë!
18/08 11:07
Top News- Izraeli nën akuza për gjenocid/ Amnesty: Po shkakton uri të qëllimshme në Gaza
18/08 10:50
Top News- Gjermania kritikon Kinën/ Minstri gjerman: Po bëhet gjithnjë më agresive
18/08 10:19
Top Channel/ Tre javë zjarre në Spanjë. Sanchez propozon një “pakt kombëtar” përballë situatës
17/08 22:41
Top Channel/ Rubio: Paqja mund të mos vijë. Sekretari i rikthehet tezës së sanksioneve për Moskën
17/08 22:31
Top Channel/ BE me plan në Washington. Zelensky i frikësuar para takimit me Putin
17/08 22:29
Top News – Trump harroi menynë te printeri. Agjenda e takimit me Putin u gjet në një hotel në Alaska
17/08 21:00
Top Channel/ Europa në krah të Zelenskyt/ Trump planifikon takim trepalësh me Putin
17/08 14:58
Top Channel/ Letra e Melanisë për Putinin/ Zbulohet përmbajtja, iu lut për fëmijët ukrainas
17/08 14:55
Top Channel/ Plani i Zelenskyt me Trump/ “Labirinti diplomatik” midis SHBA, Putinit dhe Evropës
17/08 14:54