Top News – Humb betejën me covid/ Ndahet nga jeta restauratori Mustafa Arapi
21/01/2021 10:52

Piktori dhe restauratori i njohur, Mustafa Arapi është ndarë nga jeta pas infektimit me covid 19. Ai ishte i shtruar prej disa ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi” për shkak të komplikacioneve me sëmundjen ,por për fat të keq nuk ia ka dalë. Lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta e bëri me dije vajza e tij, Dorina Arapi me anë të një postimi në rrjete sociale ku shkruan: “Sot në mesnatë, babi im u largua nga jeta Drita, dielli, bota, shtylla e familjes sonë u shua. Ba! Dua të të kujtoj kështu të qeshur gjithmonë! Të duam përjetësisht!”, thuhet në postimin e saj. Ajo prej disa ditësh bënte postime të ndryshme në rrjete sociale teksa falenderonte miqtë dhe dashamirësit për mbështetjen që i jepnin familjes në këtë kohë të vështirë. Mustafa Arapi lindi më 23 korrik 1950 në Tiranë, Shqipëri. Ai u diplomua në Akademinë e Arteve në 1979, për Artet e Bukura. Pasi u diplomua në Akademinë e Artit ai u caktua në Institutin e Monumenteve të Kulturës në Tiranë. Në saj të punës së e tij u bë e mundur restaurimi i shumë ikonave fetare, afreske, piktura, ikonostase dhe piktura murale në kisha të ndryshme përfshirë Kishën e Shën Nikollës në Shelcan, Kishat e Shën Michael dhe Shën Pjetrit në Vithkuq, Kisha e Shenjtë e Ringjalljes në Mborje, Kisha e Shën Nikollës, Perondi në Berat , Manastiri i Shën Gjergjit në Sarandë, etj. Shumë prej ikonave të Onufrit janë restauruar prej tij. Ai punoi si profesor në Akademinë e Arteve nga 1985 deri në 1991. Pastaj, gjatë 1993–2006 ai ishte Shefi i Departamentit të Punëve të Artit në Institutin e Monumenteve të Kulturës

Top News- ‘Kam themeluar pluralizmin’/ Berisha: Studentët në Shqipëri, s’kanë lidhje me Serbinë
08/11 18:30
Top Channel/ Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti që transportonte qumësht përplaset me motorin
08/11 18:23
Top News- Kosova në BE, rruga ‘kalon nga Serbia’/ Aplikimi për anëtarësim s’ka mbërritur në komision
08/11 18:00
Top News- Kapet 41-vjeçari në Barcelonë, i dënuar dhe akuzuar për krime kundër personit
08/11 17:30
Top News- “Drejtoni gjoksin, shpatullat drejt, këmbët bashkuar”, fjalët që çuan mësuesin në burg
08/11 17:07
Top Channel/ Buxheti për bashkitë më 2027/ Llogariten fonde edhe për 15 që do të shkrihen
08/11 15:05
Top Channel/ Bujqësia, “tkurren” subvencionet/Rriten fondet për administratën dhe ulen për fermerët
08/11 15:02
Top Channel/ Helmimi në Vlorë dyshohet nga uji/ 7 fëmijë ende në spital, analizat tregojnë për…
08/11 14:50
Top Channel/ Zjarr në një godinë pranë lagunës së Nartës, flakët rrezikojnë pyllin me pisha
08/11 14:46
Top Channel/ Berisha: Serbia s’kishte opozitë si ne/ Kreu i PD flet pë protestën dhe fton partitë…
08/11 14:44
Top Channel/ Akuzohet për ngacmim ndaj nxënëseve në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në gjykatë
08/11 14:36
Top News- ‘Koalicion qytetar-politik kundër Ramës’/ Mediu: Kandidatë të përbashkët në zgjedhje
08/11 14:22
Top News- Uji me fekale helmoi fëmijët, preken edhe të rriturit/ Alarm në Vlorë
08/11 14:22
Top Channel/ ‘Rama një kufomë politike’, Berisha:Të bashkohemi, armiku i armikut tim është aleati im
08/11 13:47
Top Channel/ ‘Mos dëgjo tellallet e mafias’, Berisha i përgjigjet ndjekësit në Fb: Mafia ka tmerr…
08/11 13:11
Top Channel/ Lagjja “e harruar” në Gjirokastër/ Banorët romë ankohen për kushte të mjerueshme
08/11 12:15
Top Channel/ Vaksinat kundër gripit në Vlorë/ Mjekët: Prioritet ata me sëmundje kronike
08/11 12:13
Top Channel/ Manual për përdorimin e gazit/ Ekspertët: Të mos tregtohet më pa detektor
08/11 12:08
Top Channel/ Evazion 1 milion euro/ Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq administratorin dhe…
08/11 12:04
Top Channel/ Protesta, 4 të arrestuar/ Incidentet, procedohen 7 persona. Gjobë 12 të tjerëve
08/11 12:02