Një pallat 8 katësh është shembur me shpërthim të kontrolluar në lagjen 18 të Durrësit Godina në fjalë ishte shembur pjesërisht nga tërmeti I 26 nëntorit. Shpërthimi ka qenë I fuqishëm, ku bëhet me dije se janë përdorur 20 kg eksploziv, ndërsa përgjatë gjithë godinës ishin hapur 700 furnella për vendosjen e lëndës shpërthyese.