Top News – Heroi britanik 100 vjeçar/ Kapiteni Tom, në spital me koronavirus
01/02/2021 19:02

Kapiteni Tom Moore, 100 vjecari hero që mblodhi rreth 45 milionë dollarë për shërbimin kombëtar të shëndetit në britani, duke përshkuar me ecje disa herë gjatësinë e kopshtit të tij gjatë izolimit kombëtar të vitit të kaluar, është shtruar në spital me koronavirus. Në një postim në llogarinë e tij zyrtare në Tëitter, vajza e Moore, Hannah Ingram Moore, tha se veterani, që u shpall kalorës nga mbretëresha Elisabet për përpjekjen e tij vitin e shkuar, ka kaluar javën e shkuar duke u trajtuar për pneumoni dhe ka rezultuar pozitiv për koronavirusin. Ai ishte në shtëpi me ne, deri sot, kur u desh ndihmë shtesë me frymëmarrjen – tha e bija duke shtuar se ai po trajtohet tani në spital por jo në kujdes intensiv. Moore besohet se nuk është vaksinuar për koronavirus për shkak të mjekimit që ai merrte më herët për betejën e gjatë të tij me pneumoninë. Historia e tij, që e bëri atë të famshëm në të gjithë botën, nisi prillin e shkuar kur ai tentoi të mblidhte 1 mijë paundë për shërbimin kombëtar të shëndetësisë në vend duke përshkuar me ecje kopshtin e tij 25 metra të gjatë, vajtje ardhje për 100 herë. Por interesi i publikut, u rrit aq shumë sa që donacionet i kaluan parashikimet. Vetëm 24 orë pasi Moore nisi sfidën e tij, mblodhi 8750 euro. Deri më sot, totali i mbledhur prej tij ka shkuar në më shumë se 40 milionë.

Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50
Top News – Vjen stuhia e frikshme: Rrini në shtëpi! Rrugët të shkreta, mbyllen shkollat në Portugali
11/11 13:39
Top News – ‘Vilajeti i Mizogjinistanit’ kërcënon Italinë: Do ju shkatërrojmë! Evakuohen 300 shkolla
11/11 13:36
Top News – Irani kërcënon Trumpin / Nuk heq dorë nga uraniumi, asnjë grimcë s’del nga vendi
11/11 13:35
Top News – Sulm terrorist në bazat britanike/Mesazhe të koduara nga burgu, zbardhet komploti iranian
11/11 12:38
Top Channel/ Përplasje në BE për financimin e Ukrainës, kryeministri sllovak: Merz po bën shantazh
11/11 12:25
Top Channel/ “Britma nga ferri’: Sulme ndaj Iranit, telefonatë e tensionuar e Trump me Netanyahu-n!
11/11 12:09
Top News – Numër rekord arabësh në parlamentin e ri / Izrael, Netanyahu një hap më pranë largimit
11/11 11:57
Top News – Trump për Hegseth: Patriot i vërtetë! Sekretari i luftës nuk shkarkohet, dështon hetimi
11/11 11:53
Top News – ‘Hyni të gjithë në bunkerë!’ Po vijnë dronë nga Rusia, NATO ngre avionët luftarakë
11/11 11:52
Top News – Arrestohet ushtari amerikan në Britani / Akuzohet se spiunonte për llogari të Rusisë
11/11 11:52
Top Channel/Ambasadori i SHBA në Kosovë, Trump nominon një ekspertë shëndetësie dhe teknologjie!
11/11 11:46
Top Channel/ Dështon mocioni kundër Hegseth, Trump: “Një patriot i madh u shpall i pafajshëm”!
11/11 11:29
Top Channel/ Bisedimet Ukrainë-Rusi, Zelensky rrëfen çfarë i thanë negociatorët e Moskës!
11/11 11:28