Pas deklarimeve me një gjuhë kërcënuese dhe ultimative ndaj Edi Ramës të premten, Presidenti Ilir Meta edhe këtë të shtunë u përfshi në debatet për amendimet e kodit zgjedhor. Sërish me një ton të fortë Meta u kërkon aktorëve politik të hapin listat 100 përqind në mënyrë që qytetarët të zgjedhin për t’I përfaqësuar në Kuvendin e Shqipërisë ata që duan.