Ish komandanti i ushtrisë clirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, e krahasoi gjykatën e krimeve të luftës me policinë sekrete të gjermanisë naziste, në seancën e parë të gjyqit të tij në Hagë, të mërkurën. Salih Mustafa, akuzohet për vrasje dhe tortura në një qendër burgimi të UCK-së gjatë luftës së viteve 98-99.