‘Grupi terrorist i Millan Radoiçiç që kreu sulmin në Banjskë vazhdon të mbetet i organizuar’, ka deklaruar kështu ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në Kosovë. Sipas tij, pavarësisht që është vendosur qetësi, rend dhe ligj në pjesën veriore të vendit tonë, siguria mbetet e cenueshme dhe rreziku mbetet prezent.