Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë janë rritur sërish për shkak të mosmarrëveshjeve mbi hapësirën ajrore, ujërat territoriale, ishujt e Egjeut dhe praninë ushtarake. Greqia po forcon kapacitetet e saj ushtarake, përfshirë një marrëveshje shumë-miliardëshe me Izraelin për sistemin e mbrojtjes ajrore “Mburoja e Akilit”. Athina e sheh këtë si masë parandaluese ndaj kërcënimeve rajonale.