Top News – Grabitje me kallashnikov në Lezhë/ Hajdutët vjedhin para dhe dy celularë
24/05/2021 10:51

Një grabitje nën ushtrimin e dhunës është shënuar në fshatin Spiten në Lezhë, mesnatën e 23 majit. Mësohet se në banesën e çiftit Doçi janë futur persona të paidentifikueshëm, të maskuar dhe armatosur me armë tip kallashnikov. Grabitësit janë ndeshur me rezistencën e kryfamiljarit dhe bashkëshortes së tij, 47 vjeçare. Si pasojë personat e maskuar kanë ushtruar dhunë nën kërcënimin edhe të një arme zjarri tip kallashnikov, mbi Gjergj dhe Vitore Doçin. Personat e maskuar kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme parash dhe dy aparate celularësh dhe më pas janë larguar nga banesa. Mësohet se çifti Doçi janë jo vetëm të tronditur psikologjikisht, por gjithashtu kanë marrë edhe plagë në pjesë të caktuara të trupit për të cilat po marrin ndihmën mjekësore pranë spitalit të Lezhës. Në njoftimin zyrtar të policisë së shtetit, autoritetet bëjnë me dije se personat e maskuar kanë lënë pas prova në banesë, të cilat do të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të çështjes si dhe në identifikimin e grabitësve. Ndërkohë janë shoqëruar 10 persona në polici, të cilët dyshohet që mund të kenë informacion mbi hajdutët. Uniformat blu po punojnë për hetimin e plotë të ngjarjes teksa mësohet se janë sekuestruar edhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë të ambjenteve rreth shtëpisë ku ndodhi ngjarja. Pritet që autoritetet policore të zbardhin detaje të reja në vijim.

Top News – U qëllua me pistoletë elektrike. Hetohet vd*kja e 41-vjeçarit shqiptar në Itali
19/08 21:15
Top Channel/ ASHK nuk do të vendoset në pallatin e konfiskuar, Rama kritikon gjyqtarin: Skandaloze
19/08 19:42
Top News – Landfilli i Vlorës, sërish në flakë. Mbetjet digjen në kulm të sezonit turistik
19/08 18:25
Top News – Ndodh sërish në Vlorë, flakët përfshijnë fushën e mbetjeve
19/08 17:24
Top Channel/ Dy vatra zjarri në Vlorë, rrezik për banorët dhe turistët, tym toksik mbi qytet
19/08 17:23
Top News – Qershori konfirmohet muaj plazhi. Rritet numri i turistëve, bregdeti preferenca e parë
19/08 17:20
Top News – Zvicra i siguron Putinit imunitet / ‘Vjen për bisedime paqeje’, ndryshim rregullash
19/08 16:36
Top News – Djali i princeshës akuzohet për përdhunim/Norvegji, 32 vepra penale, deri në 10 vite burg
19/08 16:36
Top News- AMP arreston punonjësin e ‘Shqiponjave’/ Përplasi disa makina të parkuara i dehur
19/08 16:29
Top News – Shqipëria, më e goditura nga zjarret. Të dhënat: U dogjën rreth 55 mijë hektarë tokë
19/08 16:25
Top News – I ofron 100 miliardë dollarë Trumpit / Ukraina, marrëveshje armësh për garanci sigurie
19/08 16:10
Top News – Raketat ruse alarmojnë NATO-n / Ngrihen me urgjencë avionët luftarakë, Polonia në ankth
19/08 15:48
Top News – Rusia tregon dhëmbët në Paqësor / Dërgon bombarduesit bërthamorë në detin e Japonisë
19/08 15:47
Top News- Aksident në aksin Fier-Patos/ Makina përplas motorin, 3 të plagosur
19/08 15:44
Top News- Përplasen dy makina në qendër të Fierit/ Njëri shofer i dehur, plagoset fëmija
19/08 15:44
Top News – Objekt i dëshirave të Putinit…Donbasi, shkaku i luftës në Ukrainë
19/08 15:36
Top News – Forcat amerikane do mbrojnë Ukrainën / Si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme paqeje
19/08 15:36
Top News – Pasagjerët shkruajnë mesazhe lamtumire / Motori i avionit shpërtheu në flakë
19/08 15:35
Top Channel/ Macron sugjeron Gjenevën neutral për takimin Putin e Zelensky: Hap Kutinë e Pandorës!
19/08 15:31
Top Channel/ Magazinë droge në banesë! Sekuestrohet lënda narkotike me vlerë 500 mijë euro
19/08 15:28