1000 paundë si shpërblim ka ofruar britanikja Annete Edwards, për këdo që do ta gjejë lepurin e saj. Nuk po flasim për një lepur dosido, por për lepurin më të madh në botë. Lepuri Darius, fitues i rekordit botëror ‘Guinness’ si më i madhi i llojit të tij, është rrëmbyer të dielën nga strofka e tij. Pronarja 68 vjeçare tha se ishte tronditur kur pa se Darius ishte zhdukur nga shtëpia e tij në Stoulton, Britani.