Ceremonia e golden globe, vitin e ardhshëm, do të mbahet më 28 shkurt, një datë si jozakonisht e vonë kjo për shoun e ndarjes së cmimeve për filmat dhe televizionin ndërsa hollivudi përpiqet të adaptohet me realitetin e ri të krijuar pas pandemisë së koronavirusit. Golden globes, që zakonisht mbahet në fillim të janarit, do të mbahet në kohën që më parë i takonte oskarëve, që javën e shkuar po ashtu njoftuan për një shtyrje me tetë javë të ceremonisë së radhës, deri në 25 prill.