Top News – Goditet grupi kriminal në Serbi/ Mes të arrestuarve, kreu i tifozëve të partizanit
04/02/2021 22:24

Autoritetet serbe goditën një grup të fuqishëm kriminal në një operacion që nisi gjatë së mërkurës dhe përfundoi të enjtënme 16 të arrestuar, mes të cilëve 'kapoja' i tifozëve të Partizanit të Beogradit, Velja Nevolja, i akuzuar për vrasjen e Zdravka Radojevica, tifoz i rivalëve të Crvena Zvezda. Mediat serbe shkruajnë se ky është operacioni më i madh i 10 viteve të fundit. Zëvendës shefi i drejtorisë së policisë kriminale Ninoslav Cmoli tha se operacioni i mëngjesit të sotëm për arrestimin e një grupi të organizuar kriminal, i cili fshihej pas grupit të tifozëve të Partizanit, tregoi se nuk ka njerëz të mbrojtur në vend dhe se asnjë organizatë kriminale nuk do të tolerohet. “Grupi kriminal që u shkatërrua këtë mëngjes është përgjegjës për një seri krimesh më monstruoze, mbase në dekadat e fundit. Ky grup ka qenë gjithmonë i fshehur pas tifozëve të Partizanit, por ata nuk janë tifozë por kriminelë. Nuk do të tolerojmë asnjë” tha Cmoli? Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç vlerësoi bashkëpunimin midis Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë për Krimin e Organizuar duke e cilësuar “një goditje të madhe për mafien”. “Kjo është një goditje e madhe për mafian dhe krimin e organizuar. Jam i lumtur që policia dhe ministri bënë një punë të mirë dhe besoj dhe shpresoj që kjo luftë të vazhdojë” tha Vuçiç.

Top Channel/ Vuçiç humb zgjedhjet: Fituan studentët! Nis festa në Beograd
25/10 23:15
Top News- Garë e ngushtë në Serbi/ Partia e Vuçiç me pak diferencë nga e studentëve
25/10 20:50
Top Channel / Zgjedhjet “rekord” në Serbi, studentët kundër Vuçiç, pjesëmarrje masive
25/10 19:58
Top News- ‘100 euro për votë dhe transport i paguar’/ Vuçiç ‘peshkon’ votuesit serbë në Kosovë
25/10 19:26
Top News- Sulmohet nëna e Vuçiçit/ Ngjarja ditën e zgjedhjeve, arrestohet autori
25/10 19:24
Top News- Gara për kryeministër në Serbi/ Shaip Kamberi thirrje shqiptarëve për të votuar
25/10 15:33
Top News – ‘Koalicioni shqiptar’ në zgjedhjet në Serbi / Tetë parti nën një sigël, jo më përçarje
25/10 12:22
Top News – Studentët në kurthin e ‘mitit të Kosovës’/‘Pjesë e patjetërsueshme e përbërëse’ e Serbisë
25/10 12:22
Top News – Serbia në zgjedhje, sfidohet Vuçiç / Pjesëmarrje masive, lëvizja studentore synon fitoren
25/10 12:21
Top Channel/ Zgjedhjet në Serbi/ Studentët kundër Vuçiç, 6.4 milionë qytetarë drejt kutive
25/10 11:44
Top News- Vuçiç i kundërshtoi/ BE mbron delegacionin e PE- Janë të paanshëm
23/10 18:38
Top News – Studentët trondisin Vuçiçin / ‘Të hënën do të zgjohemi në një Serbi të lirë’
23/10 12:02
Top News- Zgjedhjet në Serbi, sprova më e madhe për pushtetin e Vuçiçit
22/10 22:30
Top News- ‘Bllokada’ e dialogut Kosovë-Serbi/ Kancelari Merz: Po pengon përparimin e rajonit në BE
22/10 15:02
Top News – Studentët marshojnë drejt Beogradit / Sfidojnë Vuçiçin në zgjedhje, priten me përqafime
22/10 14:56
Top News – Rrahje, sulme kibernetike e kërcënime / Terror në Serbi, Vuçiç kërkon të zgjasë sundimin
22/10 12:09
Top News – Sulm me bombë në Athinë. Telefonata që ‘futi në kurth policinë’, katër të plagosur
21/10 18:44
Top News- 10 vite burg për Millorad Gjokoviç/ Akuzohet për krime lufte ndaj popullsisë civile
21/10 18:42
Top News – Vuçiç ‘në rrezik’ këtë të dielë / Studentët, kërcënimi më i madh për ‘sundimin’ e tij
21/10 15:05
Top News- U shënjestrua nga spiunazhi/ Prokurori serb po hetonte Kullën Trump në Beograd
20/10 20:10