Policia e Gramshit zbuloi 3 ambiente në të cilat kultivohej lëndë narkotike e llojit kanabis për pasojë vendosi 3 persona në pranga dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim. Në prangat e policisë u vendosën 28 vjecari Sokol Beshiri, 56 vjecari Vullnet Myrteli dhe 30 vjecari Lorjan Goga. Të arrestuarit akuzohen nga policia për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Uniformat blu pas infomaciomeve të siguruara në rrugë operative, zbuluan 3 ambientë si sera, në pyllin e fshatit Katerlis, aty ku ishin kultivuar 792 fidanë kanabis.