Top News – Putin uron Khamenein e ri për detyrën / ‘Do vazhdojë punën e të atit’, ofron mbështetje
09/03/2026 14:25

Presidenti rus Vladimir Putin i dërgoi një telegram urimi Mojtaba Khameneit për emërimin e tij si Udhëheqës Suprem i Iranit, tha të hënën Kremlini. "Tani, kur Irani po përballet me agresion të armatosur, puna juaj në këtë detyrë të lartë padyshim do të kërkojë guxim dhe përkushtim të madh. Jam i bindur se ju do të vazhdoni me nder punën e babait tuaj dhe do të bashkoni popullin iranian përballë sprovave të rënda", thuhej në një deklaratë e Kremlinit. Sipas deklaratës, Putin përsëriti mbështetjen e Moskës për Teheranin, duke thënë se Rusia do të mbetet një partner i besueshëm për vendin. "Nga ana ime, do të doja të konfirmoja mbështetjen tonë të palëkundur për Teheranin dhe solidaritetin me miqtë tanë iranianë. Rusia ka qenë dhe do të mbetet një partner i besueshëm i Republikës Islamike. Ju uroj suksese në zgjidhjen e detyrave të vështira që keni përpara, si dhe shëndet të mirë dhe forcë shpirtërore", thuhej në deklaratë. Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, u bë Udhëheqësi i tretë Suprem i Iranit në histori. Presidenti iranian Masoud Pezeshkian e cilësoi emërimin e tij si një hap drejt forcimit të unitetit kombëtar. Udhëheqësi suprem i mëparshëm, Ajatollahu Ali Khamenei, e kishte mbajtur këtë pozicion për 37 vjet. Një sulm ajror i përbashkët i SHBA-së dhe Izraelit, më 28 shkurt goditi vendin ku ai ndodhej në Teheran, duke e vrarë atë. Ai ishte 86 vjeç.

Top Channel/ Tragjedi në Spanjë, 68 viktima! Në bord ishin 544 pasagjerë, Sanchez shpall tre ditë zie
28/10 20:07
Top News – Rëndohet bilanci i viktimave. Përplasja e trenave në Spanjë, shpallen tre ditë zie
28/10 20:00
Top Channel/ Netanyahu nuk bën dot shumicën, s’i mjaftojnë 53 mandate. Opozita shpreson…
28/10 19:46
Top News – Bolsonaro mbërrin në Miami. Largohet nga Brazili pas ‘disfatës’ në zgjedhje
28/10 19:20
Top Channel/ Franca ashpërson ligjin e protestave. Senati miraton gjoba 10 mijë euro për dëmet
28/10 15:29
Top Channel/ Presidenti amerikan njofton takim të shpejtë Putin-Zelensky, negociata në nëntor
28/10 15:27
Top Channel/ Spanjë, 64 viktima nga përplasja e dy trenave në jug të Madridit. 544 pasagjerë në bord
28/10 15:26
Top News – 30 orë pa bomba e shpërthime…‘Mban’ armëpushimi në qytetin e pushtuar nga Rusia
28/10 15:02
Top News – Restorantet: Jo telefona në tavolinë / Sardenja bëhet shembull: Inkurajojmë ndërveprimin
28/10 15:00
Top News – Pasagjerët të mbuluar me gjak…64 viktima, përplasen trenat e shpejtësisë së lartë
28/10 14:58
Top News – Deti i Zi më i rrezikshmi në botë / Goditet anija greke e mallrave pranë Bullgarisë
28/10 14:52
Top News – I thamë Putinit çfarë nuk i thotë Trumpi! Kryeministri mbron telefonatën 90-minutëshe
28/10 14:20
Top News -‘Arratiset’ nga Brazili, ‘azil’ në SHBA / Avioni i Bolsonaros në Miami, Trump dha ‘ok’-in
28/10 14:07
Top News – Jetonin në anijen turistike…‘Banorët’ zbriten në tokë, u rrit kostoja e karburantit
28/10 13:49
Top News – Zelenski në një tavolinë me Putinin / Trump: Një takim do mbahet shumë shpejt
28/10 13:48
Top News – Lufta në Iran 50 miliardë dollarë / SHBA, kostoja vetëm rritet, Pentagoni: No comment
28/10 13:40
Top Channel/ Tragjedi hekurudhore në Spanjë, përplasen dy trena, dyshohet për dhjetëra viktima
28/10 12:53
Top Channel/ Bolsonaro arratiset në SHBA, Humbi zgjedhjet në Brazil dhe sfidoi urdhrin e Gjykatës
28/10 12:53
Top Channel/ Sulm në ambasadën e Izraelit, policia vret sulmuesin e mitur në Beograd
28/10 12:53
Top Channel/ Netanyahu kryeson në Izrael por pa shumicë, partitë arabe kanë çelësin për qeveri
28/10 12:52