Gjyqi në Senatin amerikan për ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, me akuzat për “nxitje të kryengritjes” për shkak të dhunës vdekjeprurëse në Kongres, do të nisë më 8 shkurt. Lideri i shumicës në Senat, demokrati, Chuck Schumer, ka bërë këtë njoftim pasi ka diskutuar këtë çështje me republikanët.