Përfaqësuesi i PS-së në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, i është përgjigjur Oerd Bylykbashit dhe Petrit Vasilit, të cilët thanë sot se modeli i opozitës së bashkuar për listat e hapura dhe koalicionet, bazohej në atë italian. Me një shënim në rrjetin social facebook, Gjiknuri akuzon opozitën se po “tentojnë të hedhin hi syve të publikut”.