Në Gjermani numri i rasteve me koronavirus është rritur në javët e fundit. Të dhënat nga Instituti Robert Koch tregojnë se së fundi janë regjistruar 1.510 raste të reja, duke e çuar në gati 227.000 numrin total të infektimeve në vend. Sipas të njëjtit institute, gati 40% e rasteve, me gjasë janë importuar nga Kosova, Turqia dhe Kroacia, vende këto të cilat, nga sa raporton Reuters, përmenden si burim infeksioni këto javët e fundit.