Top News – Gjermania: Adoleshentë, GATI-TU! Synohet vaksinimi i moshës 12-15 vjeç gjatë verës
27/05/2021 22:42

Gjermania planifikon të nisë vaksinimin e të gjithë fëmijëve mbi 12 vjec deri në fund të gushtit, thuhet në një projektvendim të Ministrisë Gjermane të Shëndetësisë. Pas një fillimi të ngadaltë të fushatës së vaksinimit kundër COVID-19, Gjermania tashmë ka përshpejtuar imunizimin e popullatës kundër virusit. Me mbi 40 për qind të popullatës prej 83 milionë banorësh që ka marrë të paktën një dozë të vaksinës, vëmendja tashmë është kthyer rreth pyetjes nëse duhet të vaksinohen edhe adoleshentët. Pikërisht për këtë çështje, Kancelarja gjermane Angela Merkel diskutoi të enjten me kryeministrat e 16 shteteve federale gjermane. Opinioni në Gjermani është i ndarë lidhur me këtë temë. Disa ekspertë thonë se për shkak të mungesës së të dhënave lidhur me efektet afatgjate të vaksinimit, do të duhej që të vaksinoheshin vetëm adoleshentët që kanë sëmundje të rënda. Megjithatë, në dokumentin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e qartë se qeveria dëshiron që adoleshentët nga 12-18 vjeç të jenë vaksinuar të paktën me dozën e parë deri në fund të gushtit. Sipas dokumentit, Gjermania pret që të vaksinojë të paktën 60 për qind të kësaj grupmoshe. Për këtë, do të duhen 3.18 milionë doza të vaksinës, si për dozën e parë po ashtu edhe për atë të dytë. Sipas Institutit Robert Koch, të enjten Gjermania regjistroi edhe 6.313 raste të reja me koronavirus. Në total, ky shtet ka regjistruar mbi 3.66 milionë raste me COVID-19, ndërkaq, 87.995 persona kanë vdekur.

Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50
Top News – Vjen stuhia e frikshme: Rrini në shtëpi! Rrugët të shkreta, mbyllen shkollat në Portugali
11/11 13:39
Top News – ‘Vilajeti i Mizogjinistanit’ kërcënon Italinë: Do ju shkatërrojmë! Evakuohen 300 shkolla
11/11 13:36
Top News – Irani kërcënon Trumpin / Nuk heq dorë nga uraniumi, asnjë grimcë s’del nga vendi
11/11 13:35
Top News – Sulm terrorist në bazat britanike/Mesazhe të koduara nga burgu, zbardhet komploti iranian
11/11 12:38
Top Channel/ Përplasje në BE për financimin e Ukrainës, kryeministri sllovak: Merz po bën shantazh
11/11 12:25
Top Channel/ “Britma nga ferri’: Sulme ndaj Iranit, telefonatë e tensionuar e Trump me Netanyahu-n!
11/11 12:09
Top News – Numër rekord arabësh në parlamentin e ri / Izrael, Netanyahu një hap më pranë largimit
11/11 11:57
Top News – Trump për Hegseth: Patriot i vërtetë! Sekretari i luftës nuk shkarkohet, dështon hetimi
11/11 11:53
Top News – ‘Hyni të gjithë në bunkerë!’ Po vijnë dronë nga Rusia, NATO ngre avionët luftarakë
11/11 11:52