Top News – Gjendet Tiani i vogël/ Humbi në pyll, ku kaloi edhe natën
22/08/2020 19:50

Tiani i vogel nga Kosova, u gjet pas 16 orësh në pyllin ku humbi e familja e te afermit e kerkuan pa ndreprerje me shpresen që te ishte mire. Historia e vogelushit që preku të gjitha at që dëgjuan për të, për fat të mirë pati një fund të lumtur. Lajmi i gjetjes së tij është dhënë nga biznesmeni dhe politikani, Behgjet Pacolli, i cili shkruajti në rrjetet sociale, se Astrit Kryeziu është heroi që gjeti Tianin 2-vjeçar në pyll. “Momenti kur heroi i sotëm, Astrit Kryeziu, gjeti Tianin e vogël në pyll. Askush nuk duhet të gjykojë prindërit. Kjo mund t’i ndodhë secilit!”, shkruan Pacolli. Tian Krasniqi, nga Tërpeza e Malishevës, u deklarua i humbur dje nga familja e tij. Familjarët kërkuan ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij. Policia, FSK-ja, ekipet e kërkimit të njësisë së zjarrfikësve dhe shpëtimit, e vullnetarë të shumtë u vunë në kërkim të vogëlushit, i cili për fat të mirë u gjet shëndoshë e mirë, pasi kishte kaluar natën fillikat i vetëm në mes të pyllit. Astriti qe gjeti vogelushin ka treguar strategjinë e kërkimit në momentin kur kishin arritur në vendin ku po kërkohej vogëlushi. Ai tha se kishin këmbëngulur që të kërkonin në vendin ku një prej kamerave të shtëpive aty pranë e kishte regjistruar Tianin për herën e fundit. Më tej Astriti ka thënë se bazuar në xhirimet e kamerës së shtëpisë kanë vlerësuar se Tiani nuk mund të ishte larguar më shumë se 1 kilometër, pasi ishte vetëm 2 vjeç. Ndërkohë kur janë afruar në një zone si të rrëpirtë dhe si grope kanë dëgjuar vogëlushin qe therriste nënën e tij dhe më pas kanë njoftuar personat e tjerë që ishin në kërkim për të shkuar në atë pjesë. Kryeziu thotë se Tiani ka dalë vetë nga ajo pjesë ku ishte futur dhe thotë se sipas të gjitha gjasave ka qenë duke fjetur.

Top Channel/ Hegseth përdor Kosovën për t’u mbrojtur nga shkarkimi
10/11 23:34
Top Channel/ Debati për Shqipërinë në PE, vlerësohet raporti, por ka edhe kritika
10/11 23:28
Top Channel/ Spanjë, ekzekutohet shqiptari në atentat mafioz
10/11 23:25
Top Channel/ Debati për gjuhën shqipe, RMV i kërkon ndiihmë Komisionit të venecias
10/11 23:20
Top Channel/ E quajti shkodrën qytet serb, 3 vite burg politikanit malazez
10/11 23:17
Top Channel/ “Më ofruan para për intervista”! ”Skifteri” Dorian Puka publikon bisedat me mediat
10/11 22:12
Top Channel/ Kryeministri Rama publikon pamje nga mbrëmja e pritjes së organizuar nga Emanuel Macron
10/11 21:48
Top News – Shtypi me makinë dy fëmijë. Dërgohet në gjyq shoferi 57-vjeçar Nikoll Radaçi
10/11 20:45
Top News- Vrasja e Ardian Nikulajt, “rrëfehet” vrasësi portugez: E njoh Haxhinë, por…
10/11 20:20
Top News-‘Protestat, si tenxhere ku zien gjithçka’/ Rama: Opozita fshihet pas të rinjve të dhunshëm
10/11 20:12
Top Channel/ Procesi për vrasësin e Nikuljat, portugezi Saraiva kërkon ti shpëtojë burgut
10/11 20:08
Top Channel/ Strasburgu: Arrestimi i Belerit, i ligjshëm! Shkelje me afatet e paraburgimit
10/11 20:04
Top Channel/ Bien kreditë me probleme në banka, pranë nivelit më të ulët në 19 vite
10/11 20:02
Top Channel/ Asambleja e PS të shtunën, Veliaj kërkon të marrë pjesë, letër SPAK
10/11 19:59
Top Channel/ Ambasadorja e BE bën bashkë Gjiknurin dhe Bylykbashin: Dialog për Zgjedhoren
10/11 19:57
Top News–Tashës së TikTokut i bie të fikët/OSHEE i ndërpret energjinë: Kam paguar të gjitha faturat
10/11 19:55
Top Channel/ Rama nga Parisi: Radikalët nxitën dhunë! Synojmë të mbyllim negociatat brenda 2027
10/11 19:53
Top Channel/ Ligj për mbrojtjen e protestuesve, gati “kundërmasat” për paditë abuzive
10/11 19:51
Top Channel/ Forumi i Paqes/Rama nga Parisi flet për protestat:Opozita pas të rinjve të radikalizuar
10/11 19:30
Top Channel/Aksident në hyrje të Sarandës, makina përplas këmbësorin, dërgohet me urgjencë në spital
10/11 19:27