Top News – Gazetari që tërboi Lukashenkon/ Kush është Roman Pratasevich dhe pse u arrestua ai
25/05/2021 13:00

Gazetari bjellorus, Roman Pratasevich, nuk u duk i befasuar për shkallën e ndërhyrjes së autoriteteve për të shuar zërat kritikë, kur vitin e kaluar u lëshua një urdhërarrest ndaj tij, për gjoja organizimin e protestave anti-qeveritare përmes një kanali në Telegram. Ai tha se "nëse njerëzit dërgohen në burg për shprehje të mendimit ndryshe, atëherë çfarë mund të thuhet për median më të madhe bjelloruse?”. Autoritetet bjelloruse ngritën një avion ushtarak për të ulur në tokë aeroplanin civil, i cili ka qenë në rrugë në Vilnius nga Athina më 23 maj, për atë që në fund doli të ketë qenë alarm i rremë për bombë. Kur avioni u ul, policia ndaloi Raman Pratasevich, 26 vjeç, aktivist opozitar dhe gazetar, i cili përballet me akuza në Bjellorusi, për të cilat mund të mbetet 15 vjet në burg. Pasi aeroplani zbriti në Minsk, një udhëtar tha se Protasevich u arrestua menjëherë dhe bagazhet e tij u kontrolluan. "Ne e pyetëm atë se çfarë po ndodhte", tha pasagjeri, për të shtuar se Protasevich "po dridhej" duke i thënë se “ata do të më ekzekutojnë këtu". Më vonë, përmes një videoje Protasevich tha se po bashkëpunon me autoritetet. "Mund të them se nuk kam probleme shëndetësore. Unë vazhdoj të bashkëpunoj me hetuesit dhe po merrem në pyetje në lidhje me organizimin protestave masive në qytetin e Minskut", tha ai në videon e transmetuar nga televizioni shtetëror bjellorus. Në video dukej se ai kishte disa shenja të zeza në ballë. Por si ndodhi që ky gazetar i ri në moshë të bëhej një revolucionar digjital dhe të nxisë zemërimin e autoriteve bjelloruse? Duhet përmendur se ai ka qenë edhe bashkëfitues i çmimit Sakharov të Parlamentit Evropian 2020 për Lirinë e Mendimit. Pratasevich ka qenë bashkëthemelues dhe kryeredaktor i Nexta-Live, një kanal lajmesh i përqendruar në Bjellorusi. Media e tij kishte fituar kredibilitet si një burim alternativ dhe i besueshëm informacioni. Raportimet që kishte bërë ky kanal, kishin zemëruar autoritetet e Bjellorusisë. Kur zgjedhjet e 9 gushtit në Bjellorusi u kundërshtuan si të manipuluara dhe shpërthyen protestat kundër Lukashenkos, media e tij i mbuloi gjerësisht ngjarjet dhe shfaqi dhunën e regjimit bjellorus. Nexta Live u shpall ekstremiste dhe u urdhërua kufizimi i saj në internet. Vetë Pratasevich u akuzua për organizimin e protestave, prishjen e rendit publik, nxitje të urrejtjes si dhe u vendos në një listë mbikqyrjeje terroriste.

Top Channel/ Zjarr i madh në fushën e mbetjeve në Vlorë, asfiksohet një punonjës
07/08 22:56
Top News- Pezullimi i kërkesave për azil/ Greqia: Numri i migrantëve ka rënë që prej vendimit
07/08 22:30
Top News- OBSH ngre alarmin/ Fëmijët që vuajnë nga kequshqyrja në Gaza arrin rekord
07/08 21:53
Top News- Netanyahu kërkon të gjithë Gazën: Do e pushtojmë dhe do ia dorëzojmë forcave arabe
07/08 20:04
Top Channel/ Rreziku nga inteligjenca iraniane! Në shënjestër Shqipëria, SHBA, Britania e vendet e BE
07/08 19:53
Top News- Rusia kërcënon me ‘luftë’ Bosnjë-Hervcegovinën, merr në mbrojtje Dodik
07/08 15:13
Top News – Ura që pritet prej 2 mijë vitesh…Më e gjata e varur në botë, me kosto 14 miliardë euro
07/08 14:46
Top News – I dha informacione sekrete Mossadit / Irani ekzekuton shkencëtarin bërthamor me varje
07/08 14:46
Top News – Njësia që zhduku një batalion rus / Timur, forcat speciale ukrainase me statusin e heroit
07/08 14:45
Top News – Trump e Putin takohen ‘ditët në vijim’ / Konfirmon Kremlini…por pa Zelenskin
07/08 14:44
Top Channel/ “Një po, një jo”: Anglia marrëveshje deportimi me Francën, ndalohen emigrantët e parë!
07/08 14:38
Top Channel/ Pas sulmit të Hamasit, izraelitët emigrojnë në Greqi: Nuk duam bomba për fëmijët!
07/08 14:37
Top News – Netanyahu thërret takimin e sigurisë / ‘Dora e fundit’ mbi planin për pushtimin e Gazës
07/08 14:28
Top News – Punonjësit e funeralit në Ukrainë / Njerëzit që mbajnë barrën e luftës
07/08 14:23
Top News – Rusia dhe India ‘partneritet strategjik’ / Bëhen bashkë kundër tarifave të Trumpit
07/08 14:22
Top Channel/ Dodik kërkon “të blejë” lirinë: Burgun ma zëvendësoni me gjobë!
07/08 13:53
Top News – Tërmeti fundosi me 2 metra gadishullin rus/ Shpërthen sërish vullkani në lindjen e largët
07/08 12:59
Top News – Zelenski ballë për ballë me Putin/Presidenti ukrainas kërkon takim: T’i jepet fund luftës
07/08 12:37
Top News – Tjetër natë ferri mbi Ukrainë / Ndërsa Trump dhe Putin pranojnë të takohen së shpejti
07/08 12:29
Top News – Dronët rusë ndjekin civilët / Putin përqendrohet në Kherson, do ta marrë me çdo kusht
07/08 12:29