Cdo ditë, gjyshja japoneze 90 vjecare, Hamako Mori, shkrydh gishtat e saj për ti mbajtur në formë. Jo për të qepur apo thurur me shtiza, por për ti mbajtur në formë për të luajtur video games. Pensionista e njohur si Gamer Grandma, kalon tre apo më shumë orë në ditë duke u përleshur me monstra dhe duke shkuar në misione në botët virtuale të lojrave të saj të preferuara dhe ka edhe një kanal personal në YouTube, shumë popullor, për fansat e vet.