Top Channel/ Tragjedia ajrore në Indi, kush i preku çelësat e avionit?
12/07/2025 22:19

Hetimet e deritanishme kanë bërë një zbulim të frikshëm për rrëzimin e avionit të Air India, ku humbën jetën 260 persona në qershor. Vetëm pak sekonda pas ngritjes, dy çelësat e kontrollit të karburantit të Boeing 787 Dreamliner, që ishte në funksion prej 12 vjetësh, u çaktivizuan papritur, duke i lënë motorët pa karburant dhe duke shkaktuar ndërprerje totale të energjisë. Kjo procedurë zakonisht bëhet vetëm pas uljes së një avioni. Regjistrimi i zërit në kabinë tregon një pilot duke pyetur tjetrin se pse "e bëri ndërprerjen", të cilit ai i përgjigjet se nuk e bëri një gjë të tillë. Regjistrimi nuk sqaron se kush tha çfarë. Në kohën e ngritjes, piloti i dytë ishte në kontroll të avionit, ndërsa kapiteni po monitoronte. Çelësat u kthyen në pozicionin e tyre normal gjatë fluturimit, duke shkaktuar lehtësimin automatik të motorit. Në kohën e rrëzimit, njëri motor po rifitonte fuqinë, ndërsa tjetri ishte rikuperuar, por ende nuk e kishte marrë energji. Fluturimi 171 i Air India qëndroi në ajër për më pak se një minutë përpara se të përplasej në një lagje të mbushur me njerëz në qytetin perëndimor indian të Ahmedabadit, duke shënuar një nga aksidentet më të çuditshme të aviacionit në Indi. Avioni i Air India u ngjit 625 metra në ajër, në mot të kthjellët përpara se të humbiste të dhënat e vendndodhjes rreth 50 sekonda më vonë, sipas faqes së internetit FlightRadar24. Raporti paraprak nga hetimi - i udhëhequr nga autoritetet indiane me ekspertë nga Boeing, General Electric, Air India, rregullatorët indianë dhe përfaqësues nga SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar - ngrenë disa pyetje. Hetuesit thonë se çelësat e karburantit me levë janë projektuar për të parandaluar aktivizimin aksidental - ato duhet të tërhiqen lart për t'u zhbllokuar, një veçori sigurie që daton që nga vitet '50.

Top Channel/ Kush janë iranianët që paguan 5 shqiptarë për vrasjen e biznesmenit izraelit
17/11 23:37
Suedia merr vendimin historik, e drejta për abort mbrohet me Kushtetutë
17/11 23:03
Top News- Hoteli Trump ‘largohet’ nga Beogradi/ Qeveria serbe ndërpret kontratën për ndërtimin
17/11 23:00
Top Channel/ Kim Jong Un shijon pushimet në resortin luksoz, vajza e tij shihet duke bërë ski
17/11 22:59
Top Channel/ Trump shfaqet me flokë më të errët dhe më të dendur në Filipine
17/11 22:54
Top Channel/ Sulmi kibernetik alarmon botën, 178 faqe të njohura në shënjestër të hakerave
17/11 22:51
Top News- ‘Operacion i paparë’, goditet Ura e Krimesë/ Ukraina lëshon ‘Flamingon’ dhe zgjon Putinin
17/11 22:30
Top News- 900 mld euro për pensione të parakohshme/ Le Pen premton rishikim të sistemit
17/11 21:20
Top Channel/ Serbia “lëshon” Radoiçiçin! Vuçiç nuk e mbron dot më, shpallet në kërkim
17/11 20:02
Top News – SHBA, bie rrjeti sekret i komunikimeve. Probleme edhe NSA pas kaosit në aeroporte
17/11 20:00
Top Channel/ “Black uot” global!?! Bie rrjeti i sigurisë kombëtare në SHBA
17/11 19:44
Top News- Iranianët nisin ‘gjuetinë’ ndaj izraelitëve. Çmontohet grupi kriminal, zbulohet plani
17/11 19:30
Top News – Britania ndëshkon kolonët izraelitë / Mbron zgjidhjen me dy shtete, vendos sanksione
17/11 16:30
Top News – Kim Jong un ‘shkon’ për ski / Në resortin dimëror ndërsa Trump do ta takojë…
17/11 16:27
Top Channel/ Robert Pattinson, James Bond i ri/ Aktori britanik përzgjidhet për rolin e agjentit 007
17/11 15:44
Top Channel/ Atentat në Greqi me lidhje iraniane. Pesë të arrestuar në RMV, nga Shkupi e Kumanova
17/11 15:22
Top News – Dimri vjen herët, Anglia nën dëborë / Lëshohet alarmi, ndërprerje në rrugë e hekurudha
17/11 15:13
Top Channel/ Samiti BE-Ballkani Perëndimor, mesazhe Kosovës e Serbisë: Përparim në dialog, ndryshe…
17/11 15:08
Top News – Priftërinjtë katolikë nuk martohen! Papa përjashton mundësinë gjatë kthimit në Vatikan
17/11 15:02
Top News – Irani, ‘bombë të pistë’ në Uashington / CNN: Inteligjenca amerikane zbulon planet
17/11 14:53