Gjykata e Lartë në Beograd ka lëshuar urdhër-arrest për Milan Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe, dhe ka vendosur ndaj tij masën e ‘arrestit me burg’. Lajmi është bërë i ditur nga mediat serbe, të cilat citojnë Gjykatën e Lartë në Beograd, sipas të cilës, vendimi është pasi Radoiçiç, i cili është nën hetim për përfshirjen në sulmin e armatosur në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, nuk është paraqitur më 15 nëntor në komisariatin e policisë, në zbatim të masës ‘detyrim paraqitje’.