Rrjeti i brendshëm sekret i komunikimit i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare amerikane ka pësuar një ndërprerje, duke shkaktuar probleme në shkëmbimin e informacionit të klasifikuar mes punonjësve të agjencisë. Sipas CNN, e cila citon gjashtë persona në dijeni të situatës, ndërprerja ka prekur rrjetin, teksa agjencitë përkatëse po përpiqen të përcaktojnë shkallën e problemit dhe shkaqet që çuan në ndërprerjen e tij.