Top News – Frikë se Turqia do sulmojë Greqinë / Micotaqis kërcënon: Bllokojmë skemën e mbrojtjes
24/07/2025 18:21

Greqia ka paralajmëruar Turqinë se mund t’ia bllokojë aksesin në një fond të Bashkimit Evropian në fushën e mbrojtjes, nëse Ankaraja nuk ofron garanci se armët nuk do të përdoren për të shënjestruar Athinën. Greqia, vend anëtar i Bashkimit Evropian dhe Turqia fqinje kanë marrëdhënie të tensionuara prej dekadash lidhur me sovranitetin në Detin Egje, dhe së fundmi edhe për shkak të çështjeve të energjisë dhe migrimit. Turqia, vend anëtar i NATO-s, por jo edhe i bllokut evropian, gëzon mundësinë që të ketë akses në programet e BE-së për industrinë e mbrojtjes dhe në programet e përbashkëta për prokurim, në kuadër të Iniciativës së BE-së për Veprim në Siguri, me vlerë 150 miliardë euro. Mirëpo, kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, tha se vendi i tij nuk do ta lejojë Turqinë të marrë pjesë në skemën e mbrojtjes, nëse vazhdon të kërcënojë me luftë Greqinë dhe vendos në pikëpyetje sovranitetin e saj në Detin Egje. “Greqia nuk do ta lejojë këtë”, tha lideri konservator për televizionin Skai. Turqia kërcënon shpesh me luftë, në rast se Greqia zgjeron në mënyrë të njëanshme veprimet në ujërat e Egjeut. Mitsotakis ka theksuar se duhet pajtueshmëria e 27 vendeve anëtare të BE-së, para se Turqia të ketë akses në fondet e bllokut. “Kërkohet unanimitet”, tha ai. Komentet e tij erdhën disa orë pasi Gjermania tha se kishte miratuar dërgimin e avionëve Eurofighter Typhoon në Turqi. Turqia është në bisedime prej vitesh për blerjen e 40 avionëve të tillë, të cilët prodhohen nga një bashkëpunim mes Gjermanisë, Britanisë, Italisë dhe Spanjës.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16