Top News – Frika nga varianti Indian/ Kthen kufizimet në disa vende të botës
27/05/2021 11:34

Melburni, qyteti i dytë më i madh i Australisë, ka vendosur një izolim shtatë ditësh për të ndaluar përhapjen e variantit të ri të koronavirusit që është identifikuar së pari në Indi. Masa prek rreth 5 milionë banorë. Njerëzit do të mund të largohen nga shtëpitë vetëm për çështje urgjente apo për t’u vaksinuar. Kjo është hera e katërt që Melburni hyn në izolim të plotë që nga fillimi i pandemisë në mars të vitit 2020. Kryeministri i përkohshëm i shtetit, James Merlino, tha se janë parë shumë prova për një shkallë shumë ngjitëse të virusit, një variant shqetësues, i cili po funksionon më shpejt. "Nëse nuk ndodh diçka drastike, kjo do të bëhet gjithnjë e më e pakontrollueshme", tha ai. Sipas tij, përhapja e virusit po ndodhë për shkak të variantit të ri të zbuluar së pari në Indi, por ai fajësoi edhe procesin e ngadaltë të shpërndarjes së vaksinave. Rreth 3.7 milionë doza vaksinimi janë dhënë deri më tani në një popullsi prej 25 milionësh. Australia deri më tani ka regjistruar pak më shumë se 30.000 raste të të infektuarve dhe 910 vdekje, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins. Ndërkohë Franca njoftoi se vizitorët nga Britania e Madhe do të obligohen të qëndrojnë në një karantinë të detyrueshme shtatë-ditore për të parandaluar përhapjen e variantit të zbuluar në Indi. Austria, tha më 26 maj se po ndalonte fluturimet direkte dhe vizitat turistike nga Britania e Madhe dhe Gjermania.

Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50
Top News – Vjen stuhia e frikshme: Rrini në shtëpi! Rrugët të shkreta, mbyllen shkollat në Portugali
11/11 13:39
Top News – ‘Vilajeti i Mizogjinistanit’ kërcënon Italinë: Do ju shkatërrojmë! Evakuohen 300 shkolla
11/11 13:36
Top News – Irani kërcënon Trumpin / Nuk heq dorë nga uraniumi, asnjë grimcë s’del nga vendi
11/11 13:35
Top News – Sulm terrorist në bazat britanike/Mesazhe të koduara nga burgu, zbardhet komploti iranian
11/11 12:38
Top Channel/ Përplasje në BE për financimin e Ukrainës, kryeministri sllovak: Merz po bën shantazh
11/11 12:25
Top Channel/ “Britma nga ferri’: Sulme ndaj Iranit, telefonatë e tensionuar e Trump me Netanyahu-n!
11/11 12:09
Top News – Numër rekord arabësh në parlamentin e ri / Izrael, Netanyahu një hap më pranë largimit
11/11 11:57
Top News – Trump për Hegseth: Patriot i vërtetë! Sekretari i luftës nuk shkarkohet, dështon hetimi
11/11 11:53
Top News – ‘Hyni të gjithë në bunkerë!’ Po vijnë dronë nga Rusia, NATO ngre avionët luftarakë
11/11 11:52