Mbajtja e maskës në publik është bërë e detyrueshme në të gjithë parisin dhe disa zona të tjera përreth në mesin e rritjes së rasteve të koronavirusit në Francë. Lëvizja vjen një ditë pasi vendi regjistroi 6111 raste të reja, shifra më e lartë kjo që nga fillimi i majit. Numri i zonave të kuqe ku virusi është në qarkullim aktiv është rritur nga dy në 21.