Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon zhvillime pozitive të ekonomisë shqiptare në periudhën afatmesme, ndërsa në afatgjatë rendit rënien e popullsisë si një ndër kërcënimet kryesore të zhvillimit. Anke Ueber, shefe e misionit të FMN-së në Shqipëri, pas vizitës së saj disa ditore, deklaroi se rënia e popullsisë mbetet rrezik për vendin, ndërsa një aktivitet turistik mbi pritshmëritë mund të ulë rreziqet për ekonominë.