Ardhja e emigrantëve në atdhe për të kaluar festat e fundvitit, si cdo vit është shoqëruar me fluks në portin e Durrësit, në aeroportin Nënë Tereza në Rinas, por edhe në pikat e kalimit kufitar tokësor. Vetëm në harkun kohorë të 5 ditëve të fundit, në Portin e Durrësit kanë hyrë mbi 20 mijë persona, duke krijuar radhë të gjata automjetesh jo vetëm përgjatë rrugës së portit, por thuajse në të gjithë qytetin bregdetar.