Organizata e Kryqit të Kuq dhe ajo e Gjysmëhënës së Kuqe ngrene alarmin për rritjen e refugjatëve që kalojnë nëpër itinerarin e Ballkanit dhe Detit Mesdhe. Federata e Kryqit të Kuq ashtu edhe ajo e Gjysmëhënës së Kuqe, IFRC i janë drejtuar me një apel qeverive të vendeve në itinerarin e Ballkanit dhe Mesdheut si edhe atyre europiane të përmirësojnë mekanizmat e shpëtimit të refugjatëve nga trafikantët e qenieve njerëzore.