Top News – Flet avokati i gjyqtares/ Në përgjim të përfshirë dhe të tjerë
11/09/2020 14:23

Gjyqtarja e hetuar nga SPAK Mimoza Margjeka do dalë të shtunën sërish para gjykatës. Ajo akuzohet për korrupsion pasi në ka kërkuar 6 mijë euro ryshfet për të liruar një trafikant klandestinësh nga burgu. Një nga avokatët e saj mbrojtës thotë se bëhet fjalë edhe për të tjerë gjyqtarë. Avokati Ilia Ilia, hodhi dyshime se ekziston një përgjim që nuk është transkriptuar , në të cilin një nga familjarët e një tjetër të arrestuari shtetasit Adi Mullalli, profesor fiskulture, flet në telefon me vëllain e Oltian Balit dhe i thotë të shpejtojë pasi ai i kishte paguar shumën prej 7500 eurosh kryegjyqtarit të kësaj trupe gjyqësore dhe për këtë shkak avokati thotë se “Është aplikuar standard i dyfishtë”. Top Channel disponon vendimin në të cilën u lirua përballë një garancie pasurore prej 5 milionë lekë të vjetra shtetasi Bali dhe i bashkëdyshuari me të Adi Mullalli, i cili është një profesor fiskulture në Devoll. Në këtë vendim një nga argumentat që trupa gjyqësore, ka shtruar si fakt që ata duhet të shkojnë në shtëpi, lidhet me pandemine, referuar dhe një vendimi të ministres Gjonaj më herët më 14 prill, gjatë kohës së mbylljes nga pandemia këshillohet që të bëhet kujdes për masat, që të shmangeshin masat arrest me burg, për të ndaluar përhapjen e virusit. Trupa gjyqësore vlerësoi se Adi Mullalli dhe Bali, ky i fundit tha se nuk ishte dënuar më parë ndonjëherë, duhet të shkojnë në shtëpi përballë garancisë pasurore, pasi ata nuk paraqesin rrezik për shoqërinë. Avokati thotë për Top Channel se prania e Margjekës në hotelin ku dyshohet se janë dhënë lekët, nuk ishte për konfirmim nga ana e saj po ajo qëndronte aty sa kohë ishte deleguar me detyre në gjykatën e Korçës. Një ditë para se ajo të arrestohej KLGJ i kishte zgjatur mandatin e qëndrimit në detyrë në apelin e Korçës, pasi i përfundonte në shtator.

Top Channel/ Hegseth përdor Kosovën për t’u mbrojtur nga shkarkimi
10/11 23:34
Top Channel/ Debati për Shqipërinë në PE, vlerësohet raporti, por ka edhe kritika
10/11 23:28
Top Channel/ Spanjë, ekzekutohet shqiptari në atentat mafioz
10/11 23:25
Top Channel/ Debati për gjuhën shqipe, RMV i kërkon ndiihmë Komisionit të venecias
10/11 23:20
Top Channel/ E quajti shkodrën qytet serb, 3 vite burg politikanit malazez
10/11 23:17
Top Channel/ “Më ofruan para për intervista”! ”Skifteri” Dorian Puka publikon bisedat me mediat
10/11 22:12
Top Channel/ Kryeministri Rama publikon pamje nga mbrëmja e pritjes së organizuar nga Emanuel Macron
10/11 21:48
Top News – Shtypi me makinë dy fëmijë. Dërgohet në gjyq shoferi 57-vjeçar Nikoll Radaçi
10/11 20:45
Top News- Vrasja e Ardian Nikulajt, “rrëfehet” vrasësi portugez: E njoh Haxhinë, por…
10/11 20:20
Top News-‘Protestat, si tenxhere ku zien gjithçka’/ Rama: Opozita fshihet pas të rinjve të dhunshëm
10/11 20:12
Top Channel/ Procesi për vrasësin e Nikuljat, portugezi Saraiva kërkon ti shpëtojë burgut
10/11 20:08
Top Channel/ Strasburgu: Arrestimi i Belerit, i ligjshëm! Shkelje me afatet e paraburgimit
10/11 20:04
Top Channel/ Bien kreditë me probleme në banka, pranë nivelit më të ulët në 19 vite
10/11 20:02
Top Channel/ Asambleja e PS të shtunën, Veliaj kërkon të marrë pjesë, letër SPAK
10/11 19:59
Top Channel/ Ambasadorja e BE bën bashkë Gjiknurin dhe Bylykbashin: Dialog për Zgjedhoren
10/11 19:57
Top News–Tashës së TikTokut i bie të fikët/OSHEE i ndërpret energjinë: Kam paguar të gjitha faturat
10/11 19:55
Top Channel/ Rama nga Parisi: Radikalët nxitën dhunë! Synojmë të mbyllim negociatat brenda 2027
10/11 19:53
Top Channel/ Ligj për mbrojtjen e protestuesve, gati “kundërmasat” për paditë abuzive
10/11 19:51
Top Channel/ Forumi i Paqes/Rama nga Parisi flet për protestat:Opozita pas të rinjve të radikalizuar
10/11 19:30
Top Channel/Aksident në hyrje të Sarandës, makina përplas këmbësorin, dërgohet me urgjencë në spital
10/11 19:27