E enjtja do t’I gjej ‘Flamingot’ para Parlamentit ku do të kundërshtojnë miratimin e reformës së re Territoriale të propozuar nga mazhoranca. Ata bën thirrje për protestë, ndërsa deklaruan se do të qëndrojnë të veçuar dhe se nuk do të bashkohen me protestën e thirrur nga Sali Berisha. Më pas ata marshuan rrugëve të kryeqytetit duke bërë thirrje për bashkim ndërsa kërkesa e tyre e vetme mbetet: Largimi i kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës së vjetër politike.