Financat e vendit po përballen me goditje të vazhdueshme, të cilat u reflektuan në nivelin e çmimeve në vend, fill pas bllokimit të furnizimeve nga Rusia dhe Ukraina. Duke folur me gjuhë e shifrave, ministrja e financave dhe ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi se trendi i rritjes së çmimeve do të vijojë edhe gjatë muajve në vijimin, teksa ky vit parashikohet të mbyllet me një nivel inflacioni shumë larg objektivit të bankës së Shqipërisë. Sinkron Ibrahiamj: "Në shkurt inflacioni është 3.9 %, në dhjetor presim që inflacioni të shkojë në 4.5 %. në vijim të parashikimeve kemi shkurtuar shpenzimet publike dhe operacionale për të financuar paketën e Rezistencës Sociale"