Top News – Festat, blerjet online/ Policia, 12 këshilla për kujdes!
02/12/2020 11:58

Mungesa e lëvizjes jashtë shtetit për shkak të pandemisë ka bërë që shumë qytetarë të orientohen drejt blerjeve online, në shumë rasteve edhe përmes kartave bankare. Ka një rritje të numrit të këtyre blerjeve në pamundësi për të udhëtuar drejt qendrave europiane, e sidomos në fundvitit, kur krishtilindjet dhe viti i ri janë më së shumti periudhat e dhuratave. Prej vitesh shqiptarët janë bërë pjesë e blerjeve online përmes kartave bankare. Por, një gjë e tillë ka shtuar edhe rritjen e krimeve kompjuterike. Sot vjedhjet më të shpeshta po bëhen online, pasi ka një numër të lartë faqesh të blerjeve, nga ku hakerat mund të vjedhin informacionet e kartave. Pjesa më e vështirë është se informacioni i vjedhur nuk kapet në kohë, mund të kuptohet ditë më vonë, por edhe mund të zgjasë me vite pa u kuptuar se dikush po vjedh të dhënat bankare në mënyrë të vazhdueshme. Policia, në këshillat e saj bën të ditur dhe madje kërkon që qytetarët të blejnë në adresa të sigurta dhe të njohura. Autoritetet gjithashtu u kujtojnë qytetarëve që të sigurohen që blerja mund të anulohet përpara se të jepen të dhënat e kartës bankare. Një tjetër pikë ku kërkohet vëmendje nga ana e qytetarëve është ruajtja e detajeve të blerjeve, si fatura, apo kthime përgjigjesh nga kompanitë që veprojnë jashtë vendit. Ndonëse shumica e kartave të kreditit kanë një politikë të fortë të mbrojtjes së klientit, policia thonë se nëse nuk merrni atë që keni porositur, kërkoni rimbursim. Por mbi të gjitha, policia thotë se nëse nuk jeni duke e blerë një mall, apo një shërbim specifikik mos jepni të dhënat e kartës tuaj bankare, as paradhënie, si dhe një kontroll të bilancit të kartës pas cdo blerje online.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Tronditet Netanjahu, rivali i tij mandatohet për qeverinë e re
08/11 20:24
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top Channel/ Gjykata nxjerr nga qelia mësuesin, u akuzua nga 7 nxënëse për ngacmim
08/11 19:59
Top Channel/ Elektricistët, 9 viktima në një vit! Ekspertët: Situatë alarmante
08/11 19:54
Top Channel/Alarmi për qumështin me aflatoksinë, analizat zbulojnë nivelin më të larta se norma e BE
08/11 19:49
Top Channel/Zgjedhorja, PD-PS rikthehen në tryezë, mblidhet të hënën Komisioni pa akord për agjendën
08/11 19:44
Top News- Parandalohet vrasja në Vlorë/ Tentoi të nxirrte armën gjatë sherrit, ndërhyn policia
08/11 19:20
Top Channel/ Sulmet ruse lënë mijëra banorë pa energji, Putini godet ekonominë e Ukrainës
08/11 19:09
Top Channel/ TikTok në telashe me BE-në! Algoritmi rrezikon shëndetin mendor
08/11 19:09
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top News- Autoboti me qumësht përplaset me motorin, aksident në aksin Fier-Libofshë
08/11 18:33
Top News- ‘Kam themeluar pluralizmin’/ Berisha: Studentët në Shqipëri, s’kanë lidhje me Serbinë
08/11 18:30
Top Channel/ Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti që transportonte qumësht përplaset me motorin
08/11 18:23
Top News- Kosova në BE, rruga ‘kalon nga Serbia’/ Aplikimi për anëtarësim s’ka mbërritur në komision
08/11 18:00