Familjet shqiptare shpenzuan më shumë, por konsumuan më pak përgjatë vitit të kaluar. Të dhënat e INSTAT tregojnë se një familje me 4 anëtarë ka shpenzuar për konsum mesatarisht 88 mijë e 400 lekë. Shifra është 4.5 për qind më e lartë se sa viti pararendës, 2021. Megjithatë, rritja në vlerën e shpenzimit të familjeve nuk mbulon as inflacionin.