Një fabrikë tullash në zonën e maminasit është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur rretj orës 11 15 minuta të paradiets së të premtes. Siç mund të shihet edhe nga pamjet zjarri është i përmasave të mëdha teksa tymi i zi është përhapur gjithandej në zonë. Ende nuk ka detaje të tjera mbi shkaqet e kësaj ngjarje, ndërsa paraprakisht, raportohet për një punonjës të lënduar. Policia dhe forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, të cilët kanë evakuuar personelin dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Po ashtu, janë evakuuar banorët, shtëpitë e të cilave gjenden pranë fabrikës së tullave që u përfshi nga flakët.