Ministria japoneze e mbrojtjes thotë se një avion ushtarak F-15 i forcave ushtarake është zhdukur nga radarët ndërsa po fluturonte mbi Detin e Japonisë, pasi ishte ngritur në ajër nga baza ajrore Komatsu, në prefekturën Ishikava në Japoninë qendrore. Zyrtarët thonë se dy persona ishin në bordin e avionit. Ai u zhduk vetëm pesë kilometra në veri perëndim të bazës, mbi detin e japonisë.