Top News – Evropë, kambana alarmi/ Madridi rikthehet në izolim
01/10/2020 19:20

Madridi do ti nënshtrohet sërish kufizimeve, në shkallë qyteti, pas një rritjeje të rasteve të koronavirusit atje, në një lëvizje dramatike që ilustron intensitetin në rritje të betejës së evropës kundër një rritjeje dramatike të infektimeve. Njerëzit nuk do të mund të dalin apo të hyjnë në zonë, përvecse për punë, mësim apo arsye shëndetësore. Tubimet do të jenë të kufizuara në vetëm gjashtë persona dhe dyqanet, baret dhe restorantet duhet të reduktojnë kapacitetin me 50 për qind dhe të mbyllen në orën 10 të mbrëmjes. Kufizime do të ketë edhe në komunitetet me më shumë se 500 raste për 100 mijë banorë në 14 ditët e shkuara. Madridi, konfirmoi 1586 raste të reja një ditë më parë, ose 40 për qind të rasteve në shkallë vendi. Autoritetet lokale ndërkohë kanë kundërshtuar masat duke argumentuar se shpërthimi është nën kontroll. Në britani, të enjten u njoftua ndalimi i përzierjes së familjeve në ambjente të mbyllura në liverpul dhe qytete të tjera të anglisë veriore. Masat e reja këshillojnë edhe evitimin e udhëtimeve jo të domosdoshme, ndjekjen e eventeve sportive amatore dhe vizitat në shtëpitë e kujdesit. Kryeministri Boris johnson tha një ditë më parë se ky ishte një moment kritik, duke shtuar se nëse provat do ta kërkojnë, ai nuk do të hezitojë të marrë edhe masa më të rënda. Kishte 7108 raste të reja në britani të mërkurën. Edhe në gjermani infektimet e reja po rriten dhe kancelarja gjermane i bëri apel qytetarëve ti binden rregullave ndërkohë që dimri po afrohet. Jam e bindur se jeta, sic e njihnim ne atë, do të rikthehet, por për momentin, duhet të tregohemi të arsyeshëm. Infektimet po shtohen edhe në holandë ku janë marrë masa të reja kufizuese ndërsa në francë, të dhënat nga spitalet nuk duken aspak pozitive.

Top Channel/ Outlook, jashtë funksionit: Email-i i Microsoft nuk hapet, masat nuk funksionuan!
13/11 11:36
Top Channel/ SHBA “afron” Listën Studentore serbe: Presim vazhdimin e Dialogut Strategjik!
13/11 11:31
Top Channel/ Nuk mbarojnë “hallet” e Jensen Huang: Ish CEO i Nvidias, në Kongres për spiunen kineze!
13/11 11:31
Top News – Koloneli i Putinit hidhet në erë / ‘Pritë’ në Shën Petersburg, makina shpërthen në flakë
13/11 10:17
Top News – Musk ndëshkon Ukrainën sërish / Zelenski: Shpejtësia e Starshield është kufizuar
13/11 10:17
Top News – Godet fabrikën e raketave në Ukrainë / Errësirë dhe acar, Rusia, sulm masiv gjatë natës
13/11 10:14
Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19