FIFA ka evakuar 57 sportiste nga Afganistani. Ne mesin e te shpetuarve ishin gra futbolliste dhe basketbolliste. Ky eshte veprimi i dyte i ngjashem nga shtepia e futbollit ne harkun kohor te pak javeve te cilet vetem pak kohe me pare evakuan 100 sportiste se bashku me familjaret e tyre. Si per dallim nga grupi i pare, ky grupi i dyte do te strehohet ne Katar dhe e gjithe kjo levizje u mundesua fale nje avioni privat. Kreu i FIFAS, Infantino nuk nguroi qe te falenderonte edhe kryeministrin e Shqiperise, Edi Rama i cili ka luajtur nje rol kyc ne strehimin e shtetasve afgane. Ne fund te fjalimit, presidenti i FIFAS i beri thirrje miqve te tij nga mbare bota qe te ndihmojne anetaret e futbollit me viza dhe me lejet e qendrimit ne menyre qe ata te zhvendosen ne nje vend ku i ofrohen kushtet e duhura per nje jete te re, me te sigurt dhe me te shendoshe nga ana financiare.