Europol publikoi pasditen e kësaj të hëne një raport për drogën dhe grupet kriminale që veprojnë për trafikun e saj. Në kapitullin për Shqipërinë, Europol shkruan se pavarësisht përpjekjeve për të kapur trafikantë jo të vegjël ka ende probleme për të cilat duhet të veprojnë autoritetet. Në rreth 108 faqe të raportit, përmendet goditja e bërë nga Policia Spanjolle ndaj grupit shqiptar që kultivonte kanabis në disa zona të qeta në periferi të Barcelonës, ndërsa nuk munguan as kapjet e bëra në kamionet që kishin si destinacion Holandën.