Credins bank kurorëzohet nga Euromoney Awards 2026 me çmimin “Banka më e mirë e vitit për Përgjegjësinë Sociale”, duke u bërë e para dhe e vetmja bankë në Shqipëri që merr këtë vlerësim maksimal për përgjegjësinë korporative. Çmimi nga Euromoney, i cili është dhe autoriteti më prestigjioz i industrisë financiare globale, iu dorëzua drejtuesve më të lartë të bankës gjatë mbrëmjes gala të zhvilluar në Londër, mes përfaqësuesve të institucioneve të rëndësishme financiare nga e gjithe bota. Vlerësimi vjen pas një proçesi disamujor, gjatë të cilit aktiviteti i Credins bank për periudhën 2024–2025 kaloi përmes disa fazave të vlerësimit dhe kualifikimit nga një juri e specializuar ndërkombëtare.