Pllaja e Shishtavecit dhe Liqeni i Kallabakut po tërheqin çdo fundjavë vizitorë nga qytete të ndryshme të vendit. Të organizuar në grupe, por edhe në familje, turistët zgjedhin këtë zonë për të kaluar disa orë në natyrë dhe për të eksploruar atraksionet më të njohura të Kukësit. Numri i vizitorëve rritet veçanërisht gjatë fundjavave, ndërsa zona po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në hartën turistike të Kukësit.