Fluksi i pushuesve ka kthyer vëmendjen edhe te ndarja e brezit ranor në hapësira publike dhe private. Plazhet publike nuk mungojnë, por pushuesit vendas ankohen se në këto zona mungojnë shërbimet bazë, si koshat e mbeturinave, dushet dhe tualetet. “Nuk janë kushtet. Do të më pëlqente të kishte kosha, tualete publike.”