Euro ka zbritur në nivelin më të ulët të regjistruar ndonjëherë në Shqipëri. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, të enjten një euro u këmbye me 93.57 lekë, duke vendosur një minimum të ri historik. Që nga fillimi i vitit, euro është zhvlerësuar me 3.3% ndaj lekut, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rënia arrin në 4.1%.