Euro ka rënë për herë të parë në histori nën nivelin e 94 lekëve. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, të premten një euro u këmbye me 93.88 lekë, duke shënuar rënien më të madhe ditore të këtij viti. Që nga fillimi i vitit 2026, monedha europiane është zhvlerësuar me rreth 3%, ose afro 3 lekë. Krahasuar me vitin 2015, kur një euro këmbehej mesatarisht me 139.7 lekë, vlera e saj është ulur me mbi 31%, ose gati 44 lekë.