Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan , zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky, këtë të shtunë, lidhur me sulmet ruse në territorin ukrainas. Reuters raporton se Erdogan i garantoi Zelenskit gjatë telefonatës se Ankaraja po bën përpjekje për një armëpushim të menjëhershëm. Në një deklaratë, Presidenca turke theksoi se Erdogan shprehu ngushëllimet e tij për humbjen e jetëve në Ukrainë, dhe i uroi shërim të shpejtë të plagosurve. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky falënderoi Erdoganin për mbështetjen humanitare dhe ushtarake të Turqisë , duke thënë se ndalimi i kalimit të anijeve luftarake ruse në Detin e Zi ishte shumë i rëndësishëm për vendin e tij. Pamjet: AFP